Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i ka bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës, duke e bërë liberalizimin e vizave menjëherë.

Përmes një postimi në “Twitter” Komiteti rikujtoi se vendimi i Komisionit Evropian për Kosovën, ku thuhej se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, është marrë dy vjet më parë.

Më herët edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i pati bërë thirrje BE-së të liberalizojë vizat me Kosovës./21Media