3 mijë e 500 tampone për COVID-19 kanë mbërritur në Shqipëri nga SHBA-të të cilat janë dorëzuar në ISHP.

Këtë e bën të ditur Ambasada Amerikane përmes një postimi në Facebook duke shkruar se këto janë pjesë e kontributit të përgjithshëm të Amerikës.

“3.500 komplete testimi për COVID të financuara nga qeveria amerikane, kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë dorëzuar në ISHP! Këto komplete testimi janë pjesë e kontributit të përgjithshëm Amerikan për të mbështetur reagimin e Shqipërisë ndaj COVID-19. Duke punuar me Ministria e Shendetesise dhe e Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë këto komplete testimi do të ndihmojnë në zbulimin e rasteve si dhe gjurmimin e rasteve te lidhura me to”, thuhet në postim./oranews