SHBA-ja dhe Rusia do të nisin bisedime për përmirësimin e raporteve

Ryabkov ka  thënë se takimi me Shannon do të mbulojë “pyetjet lidhur me funksionimin normal të përfaqësuesve tanë diplomatik në dy shtetet tona”

Bisedimet e nivelit të lartë në mes të diplomatëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, që kanë për qëllim përmirësimin e raporteve, do të nisin javën e ardhshme, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.

Thomas Shannon, nënsekretari amerikan i shtetit për çështje politike, do të udhëtojë në Nju Jork më 8 maj, ku do të takohet me zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, “për të diskutuar për një sërë çështjesh bilaterale”, ka njoftuar DASH.

Ky takim do të shënojë nisjen e dialogut, për të cilin, Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u pajtuan muajin e kaluar në Moskë.

Grupi punuese para takimit Shannon-Ryabkov është ngarkuar me punën e trajtimit të çështjeve më ngacmuase në marrëdhëniet SHBA-Rusi, të cilat pengojnë bashkëpunimin mes dyja shteteve për çështje të mëdha, si Siria dhe Ukraina.

Tillerson ka thënë se grupi punues do të shikojë “çështjet më të vogla dhe të bëj përparim drejt stabilizimit të marrëdhënieve, në mënyrë që ne më pas të mund të merremi me probleme më serioze”.

Agjencia ruse e lajmeve, RIA Novosti, ka cituar Ryabkov të ketë thënë se takimi me Shannon do të mbulojë “pyetjet lidhur me funksionimin normal të përfaqësuesve tanë diplomatik në dy shtetet tona”.

Back to top button