Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Agjencisë së ShBA-së për zhvillim ndërmkombëtar USAID – US Agency for International Development, ka ndarë 450 mijë dollarë amerikanë shtesë si ndihmë për Maqedoninë e Veriut në luftën kundër pandemisë së virusit Covid-19.

Në partneritet me Fondin për fëmijë të Kombeve të Bashkuara UNICEF (RMV) këto mjete do të ndahen për:

– koordinim, planifikim, ndjekje, punë dhe logjistikë,

–  komunikimi krizor dhe përfshirjes së shoqërisë

– ballafaqim me rastet dhe parandalim dhe kontrollim të infeksioneve në institucionet shëndetësore.

Ndihma e tërësishme e SHBA-ve për RMV vetëm për ballafaqim me virusin korona, kap vlerën prej 1.5 milionë dollarë amerikanë./TV21