Ambasada e quan lajm të mirë për Kosovën

Ambasada e quan lajm të mirë për Kosovën

Qeveria amerikane njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndarë 274 milionë dollarë për 64 shtete të botës që janë më të prekura nga koronavirusi COVID-19.

Ambasada amerikane në Kosovë, thotë se ky është një lajm i mirë edhe për Kosovën.

Michael Pompeo sekretari i shtetit theksoi se qeveria amerikane është mobilizuar me shpejtësi t për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19, brenda dhe jashtë vendit.

“Sot, unë jam i lumtur t’ju njoftoj se Shtetet e Bashkuara kanë vënë në dispozicion afro 274 milionë dollarë në fonde të shëndetit urgjent dhe humanitar. Së bashku me sektorin privat të SHBA-së, populli amerikan vazhdon të prijë duke iu përgjigjur kësaj pandemie”, thuhet në njoftim,

Njoftohet  se 274 milionë dollarët do të sigurojnë resurse për 64 shtetet që janë më së shumti në rrezik, që ta përballojnë sa më mirë pandeminë.

“Gjithashtu, do t’ia mundësojmë Komisionerit të Lartë për Refugjatë në Kombet e Bashkuara të ndihmojë popujt më të prekur”, thuhet në kumtesë.

Ani pse në kumtesë nuk theksohet se për cilat vende bëhet fjalë, Ambasada amerikane në Prishtinë, në  Facebook e ka shpërndarë këtë komunikatë duke shkruar se ky eshte “lajm i mirë për Kosovën dhe luftën e saj ndaj virusit COVID-19”. /21Media