Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive thotë se vendi ka një “problem serioz” pasi 16 shtete janë të goditura nga një numër i lartë i rasteve me Covid-19.

Në konferencën e parë të grupit të punës në Shtëpinë e Bardhë në dy muaj, Dr Fauci tha: E vetmja mënyrë për të cilën do ta përfundojmë është duke e përfunduar atë së bashku.

Ndërsa ekspertët e shëndetit thanë që duhet të bëhet më shumë për të ngadalësuar përhapjen, transmeton rtv21.tv.

Më shumë se 40 mijë raste të reja u regjistruan në të gjithë SHBA të premten

Ka mbi 2.4 milionë infeksione të konfirmuara dhe më shumë se 125 mijë vdekje në të gjithë vendin, më shumë se çdo vend tjetër.

Në Teksas, Florida dhe Arizona, planet e rihapjes janë ndalur për shkak të përhapjes së shpejt virusit.

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA vlerësojnë se numri i vërtetë i rasteve mund të jetë 10 herë më i lartë se shifra e raportuar./21Media