Më shumë se 65 mijë infeksione u konfirmuan në SHBA të enjten, një tjetër rekord ditor, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.

Ka më shumë se 3.2 milionë persona me Covid-19 që janë konfirmuar në ShBA, që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, transmeton rtv21.tv.

Numri i personave që vdesin me Covid-19 po rritet gjithashtu, me një mesatare prej më shumë se 900 për tre ditët e fundit.

Sidoqoftë, presidenti amerikan, Donald Trump thotë se rastet e rritura janë në testimin masiv në ShBA-së./21Media