Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë sot se është “e indinjuar” pasi Rusia ka dënuar një ish-marins amerikan, Paul Whelan, me 16 vjet në një burg të sigurisë së lartë me akuza spiunazh.

Whelan u arrestua në Moskë në vitin 2018 me një USB për të cilën inteligjenca tha se përmbante sekrete shtetërore.

Ai tha se gjyqi është inskenuar dhe se nuk e kupton se përse nuk kishte përkthyer në sallë.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

“SHBA është e indinjuar nga dënimi i sotëm i qytetarit amerikan Paul Whelan në një gjyq sekret, me prova sekrete dhe pa lejuar dëshmitarë të mbrojtjes”, tha Pompeo.

Ekspertët sugjerojnë se 50 vjeçari Whelan mund të përdoret në një këmbim të burgosurish të profilit të lartë, por zëdhënësi i Kremlinit tha se Whelan nuk është “i burgosur politik”.

Whelan kishte shkruar një parullë për seancën finale gjyqësore të cilën e mbante në xhamin e kafazit të tij, ku denonconte gjyqin si manipulim.