Deklarata e presidentit iranian Hassan Rouhani

Deklarata e presidentit iranian Hassan Rouhani

“Në njërën anë, ata tentojnë të bëjnë presion mbi njerëzit në Iran. Në anën tjetër, ata na dërgojnë mesazhe çdo ditë, përmes formave të ndryshme se ne duhet të negociojmë së bashku”, tha Rohani.

Në muajin maj, presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore e arritur më 2015 në mes të Iranit dhe fuqive botërore, e cila i mundësonte Teheranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj Iranit, që priten të hyjnë në fuqi gjatë muajit nëntor.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani tha se shtetit i tij po përballet me “luftë ekonomike, psikologjike dhe propagandistike”, dhe ka renditur Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin si armiqtë kryesorë të Iranit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më herët ka deklaruar se do të takohej me udhëheqësit e Iranit./21Media