Departamenti i Shtetit për Ballkanin Perëndimor ka deklaruar se mbështesin dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja dhe ka inkurajuar palet të ri-angazhohen në këtë proces me urgjencë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të mbështesin punën drejtë arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e dyanshme, e cila do te vendose bazat për bashkëpunim dhe zhvillim afat-gjatë. Ne mbështesim Dialogun e fasilituar nga BE dhe inkurajojmë palet të ri-angazhohen në këte proces me urgjencë, për të adresuar çështjet teknike dhe politike”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit në paragrafin për Kosovën.

Tutje thuhet se do të punojë me Serbinë dhe Kosovën në implementimin e Marrëveshjes së Washingtonit të arritur më 4 shtator të vitit 2020, për të mbështetur qëllimin e normalizimit të plotë.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka njoftuar se dialogu Kosovë-Serbi do të fillojë më 11 maj në Bruksel./21Media