Grenell: Ideja për shkëmbim të territorit ishte e Boltonit Cramon: Kosova do të instrumentalizohet për kampanjën e Trump

Grenell: Ideja për shkëmbim të territorit ishte e Boltonit
Cramon:
Kosova do të instrumentalizohet për kampanjën e Trump

Është rikthyer tema e shkëmbimit të territorit midis Kosovës dhe Serbisë. I dërguari i posaçëm nga SHBA për dialogun Kosovë Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ishte ideja e ish-këshilltarit të presidentit Trump, John Bolton se SHBA-ja e mbështet shkëmbimin e territorit midis Kosovës dhe Serbisë nëse për këtë pajtohen të dyja palët. Grenell ka thënë se në takimin e 27 qershorit do të flitet vetëm për cështje ekomomike. Analisti politik, Naim Rashiti, vlerëson se kjo nuk nënkupton se SHBA-ja po heq dorë nga mbështetja politike në procesin e dialogut Kosovë Serbi. (Teksti- Burim ZARIQI, kamer-a Sahit TROSHUPA)./21Media