Gjatë 24 orëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raportuar më shumë se 74 mijë e 500 raste të reja, shifra më e lartë e arritur që në fillimin e pandemisë.

Sipas Universitetit John Hopkins, numri total i të infektuarve në SHBA tashmë ka shkuar në më shumë se 3 milionë e 570 mijë raste.

Gjithashtu mësohet se rreth 1 mijë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në mbi 138 mijë numrin total të viktimave. Mediat amerikane shkruajnë se situata është shumë alarmante, ku tani janë 30 shtete në SHBA që njohin rritje të numrit të rasteve të reja.