Kosova dhe Serbia do të ballafaqohen me 27 qershor në Uashington. E ShBA-ja po vlerëson se të dy palët duhet ta shfrytëzojnë këtë shans dhe të kthehen te dialogu, në atë formë që të nis një periudhë e re e stabilitetit dhe prosperitetit.

Përmes një postimi në Twiter ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka thënë se kjo mundësi e ofruar nga Shtëpia e Bardhë hap dyert për zhvillim ekonomik dhe investime

“Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë i hapë dyert zhvillimit ekonomik dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë se liderët në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë këtë shans për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Njerëzit e këtij rajoni nuk meritojnë asgjë më pak”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane.