SHBA ndihmon Kosovën në luftën ndaj koronavirusit

SHBA ndihmon Kosovën në luftën ndaj koronavirusit

Zyra e kryeminsitrti në detyrë përmes një komunikate për media njoftoi se është informuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndarjen e 1.1 milionë eurove për Kosovën për luftimin e virusit COVID-19.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e informoi Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj të fundit nga Departamentit i Shtetit, deklaruar nga Sekretari Mike Pompeo se ShBA-të kanë ndarë 1.1 milion euro për luftimin e virusit COVID-19“, thuhet në njoftimin e qeverisë

Në komunikatën e dërguar për media thuhet se ky është edhe një lajm tjetër  i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase dje nga Bashkimi Evropian i ka ndarë Kosovës 68 milionë euro për pandeminë Covid-19. 68 milionë euro./21Media