Kosnett: Së bashku ne mundemi

Kosnett: Së bashku ne mundemi

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett përmes një adresimi në llogarinë e tij në Facebook ka folur për ndihmën që shteti mik i Kosovës ka ofruar për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së pandemisë koronavirus.

Ai ka thënë se SHBA do të ndihmojë Kosovën me 1.1 milion dollarë, për të rritur aftësinë e reagimit për ndalimin e përhapjes së COVID-19.

“Qeveria e Kosovës merr 1.1 milion dollarë nga SHBA për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës për të ndaluar transmetimin e mëtutjeshëm dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19. Së bashku ne mundemi”, ka thënë diplomati amerikan.

Edhe BE ka ndihmuar Kosovën me pesë milionë euro në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë sonte shkoi në 106.