Ofrojnë 10 milionë dollarë për informacione

Ofrojnë 10 milionë dollarë për informacione

Shtetet e Bashkuara po ofrojnë 10 milionë dollarë dëmshpërblim për informacione rreth një komandanti të lëvizjes Hezbollah, i cili ishte bashkëpunëtor në Irak i komandantit të vrarë iranian, Qasem Soleimani.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se po “kërkon çdo informacionet rreth aktiviteteve, rrjeteve dhe bashkëpunëtorëve” të Muhammad Kawtharani, duke thënë se Kawtharani ka luajtur një rol kyç në koordinimin e grupeve militante pro-Iranit në Irak.

Uashingtoni e konsideron Hezbollahun organizatë terroriste dhe më 2013, Kawtharani është futur në listën e zezë të terrorizmit.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se Kawtharani ka kryer disa koordinime politike me grupet paramilitare që bashkëpunojnë me Iranin, që më parë ishin organizuar nga Solemimani.

“Në këtë kapacitet, ai ka lehtësuar veprimet e grupeve që operojnë jashtë kontrollit të Qeverisë së Irakut, që kanë shtypur me dhunë protestat, kanë sulmuar misionet e huaja diplomatike dhe janë përshirë në akvitete kriminale”, tha DASH.

Uashingtoni tha se si anëtar i Këshillit Politik i Hezollahut , Kawtharani ka punuar në promovimin e interesave të Hezbollahut në Irak – përfshirë këtu edhe përpjekjet e kësaj lëvizjeje për të ofruar trajnim, fonde dhe mbështete politike e logjistike për gupet e militantëve shiitë në Irak.

Qasem Soleimani, një lider i Gardës Revolucionare Islamike të Irani, u vra në janar, gjatë një sulmi amerikan me dron në Bagdad.