Presidenti amerikan, Donald Trump ka zgjatur pezullimin vizave në disa kategori kryesore për punonjësit e huaj deri në fund të vitit 2020.

Një veprim që pritet të ketë pasoja për më shumë se 500 mijë persona, njoftoi sot një zyrtar i lartë i administrates. Do të preken punëtorë të teknologjisë së lartë, ndihmës sezonalë jo bujqësorë, palë dhe drejtues të lartë, transmeton rtv21.tv.

Shtëpia e Bardhë tha se masa do të krijojë vende pune për amerikanët që të rimëkëmbet ekonomia nga pandemia.

Por, kritikët thonë se Shtëpia e Bardhë po shfrytëzon pandeminë e koronavirusit për të forcuar ligjet e imigracionit./21Media