SHBA sërish thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim të situatës dhe rikthim në dialog

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur thirrjen për Kosovën dhe Serbinë që t’i kthehen dialogut dhe të ulin tensionet.

Kështu tha në një konferencë për media zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

“Unë do të them – do të përsëris atë që kemi thënë më parë, që është se ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të ndërmarrin hapa për të de-përshkallëzuar dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE.”, tha Miller kur u pyet nga gazetarët për Kosovën.

Në anën tjetër I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të raportojë sot në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë.

Raportimi do të fokusohet në situatën aktuale në Kosovë , në marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button