Rastet e koronavirusit në SHBA kanë arritur një rekord të lartë ditor ndërsa shtetet përplasen me një valë të rinovuar të infeksioneve.

Duke cituar të dhëna nga autoritetet lokale të shëndetit, Projekti i Ndjekjes së Covidit raportoi 83.010 raste të reja të premten, transmeton rtv21.tv.

Kirurgu gjeneral, Jerome Adams ka paralajmëruar se numri i pranimeve në spital po rritet, por nivelet e vdekshmërisë po bien për shkak të kujdesit më të mirë ndaj pacientit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) gjithashtu ka paralajmëruar se vendet në hemisferën veriore janë në një “pikë kritike”.

“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende janë në një rrugë të rrezikshme”, tha drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke folur me gazetarët.

Sipas Projektit të Ndjekjes Covid, gati 8.5 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në Amerikë që nga fillimi i pandemisë.

Rritja ditore të premten tejkaloi me më shumë se 6,000 raste rekordin e mëparshëm të projektit gjurmues prej 76,842 më 17 korrik.

Gjatë javës së fundit, SHBA ka regjistruar 441,541 infeksione të reja./21Media