Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë ka kërkuar që të shmangen retorikat politike dhe të bashkohen forcat për luftimin e pandemisë COVID-19.

“SHBA-të kanë inkurajuar dhe vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin rajonal në mbështetje të mirëqenies së qytetarëve – përfshirë këtu luftën kundër pandemisë COVID-19. Ne i ftojmë të gjitha palët që të shmangin retorikën e politizuar dhe të bashkohen rreth zgjidhjeve praktike për të lehtësuar lirinë e lëvizjes së furnizimeve mjekësore dhe mundësohet personelit t’i monitoroj komunitetet e prekura. Le t’i vendosim jetët e njerëzve në rend të parë”, thuhet nga ambasada amerikane.

Deri më tani në Kosovë nga koronavirusi janë infektuar 985 persona, 29 kanë vdekur, derisa 736 janë shëruar./21Media