Gjysma e të rriturëve kanë marr të paktën një dozë të vaksinës

Gjysma e të rriturëve kanë marr të paktën një dozë të vaksinës

Gjysma e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, thanë sonte Qendrat Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), agjencia kryesore e shëndetit publik federal të SHBA.

Pikërisht 50.4 për qind e atyre mbi moshën 18 vjeç ishin vaksinuar pjesërisht (një dozë e vaksinës), dhe 32.5 përqind morën të dyja dozat.

Në total, më shumë se 131.2 milionë njerëz morën të paktën një dozë të vaksinës në Shtetet e Bashkuara.

Përdorimi i vaksinës së kompanisë amerikane Johnson & Johnson, u ndërpre në Shtetet e Bashkuara të martën pas zbulimit të gjashtë rasteve të grave, njëra prej të cilave vdiq, e të cilat kishin mpiksje gjaku.

Autoritetet amerikane njoftuan se ajo “nuk do të ketë një ndikim të rëndësishëm” në fushatën e vaksinimit,sepse vaksina e asaj kompanie është më pak e përdorura./21Media