Zyrtarët shëndetësorë amerikanë po monitorojnë një lloj të ri të COVID-19 që është shfaqur në Britani të Madhe, tha sot shefi i shërbimit shëndetësor ushtarak amerikan Jerome Adams.

Ai shtoi se çdo mutacion tregon se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbrojnë veten nga virusi i ri i koronës, derisa presin vaksinimin.

“Viruset pësojnë mutacione gjatë gjithë kohës”, tha Adams për CBS News.

Ai theksoi që duhet të shtojmë kujdesin.

“Nëse ky është një mutacion që është më ngjitës, kjo do të thotë se duhet të jemi gjithnjë e më të kujdesshëm ndërsa presim të vaksinohemi,”, shtoi ai, raporton Reuters.