Përfaqësuesi i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një postim në Twitter ka shkruar se është i kënaqur të shoh se evropianët po organizojnë video-Samitin e Parisit më 10 korrik dhe takimin e nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel.

Ne jemi të kënaqur të shohim që evropianët do të mblidhen për të vazhduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë”, shkruan Grenell.

Tutje ai tha se “ne shpresojmë çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të përfundojë në këtë takim”.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë për të theksuar normalizimin ekonomik midis palëve sepse besojnë se është hapi i parë thelbësor për mosmarrëveshje politike afatgjate.

Grenell theksoi se shpreson që evropianët do të bëjnë edhe implementimin e tri marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ne besojmë se këto marrëveshje janë thelbësore për krijimin e vendeve të punës dhe shpresë për të rinjtë. Asnjëherë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë midis Kosovës dhe Serbisë.  Dhe kurrë nuk kemi menduar që përqendrimi ynë i vetëm në normalizimin ekonomik do të ishte një zgjidhje e shpejtë. Çështjet e vështira politike do të jenë më të lehta për t’u përballur pasi të kenë përparuar së pari çështjet ekonomike”, shkruan tutje Grenell.