SHBA ka urdhëruar Kinën të mbyllë konsullatën e saj në Houston të Teksasit, deri të premten, një veprim i përshkruar si “provokim politik” nga Pekini.

Departamenti i Shtetit tha që vendimi ishte marrë “me qëllim të mbrojtjes së pronës intelektuale amerikane”, transmeton rtv21.tv.

Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Wang Wenbin tha që ishte “i egër dhe i pajustifikuar”.

Tensionet janë rritur në mes të SHBA-së dhe Kinës për ca kohë.

Administrata e Presidentit, Donald Trump është përplasur në mënyrë të përsëritur me Pekinin mbi tregtinë dhe pandeminë koronavirus, si dhe imponimin e Kinës për një ligj të ri të diskutueshëm të sigurisë në Hong Kong.

Pastaj të martën, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së akuzoi Kinën për sponsorizimin e hakerave që kishin synuar laboratorët që zhvillonin vaksina Covid-19.
Dy shtetas kinezë, të cilët dyshohet se kanë spiunuar në ndërmarrjet e kërkimit amerikan dhe kanë marrë ndihmë nga agjentët e shtetit për vjedhje të tjera, janë akuzuar./21Media