Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani,do të qëndrojë të premten për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ministri Osmani do të pritet në takim bilateral nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Konferenca e përbashkët për medie do të mbahet në ora 09:40.

Ndërsa, në orën 10:00, Bujar Osmani do të pritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani.