Një i mitur nga fshati Gradicë i Drenasit mbeti i vrarë, ndërsa babi i tij u plagos. Për këtë po dyshohet fiqnji i tyre së bashku me të birin e tij.

I gjithë rasti ndodhi të hënë, rreth orës 20:00, në një mal në afërsi të shtëpisë së viktimave.

Varrimi i të miturit pritet që të bëhet gjatë ditës së sotme, ndërsa gjendja e babait të tij i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës vazhdon të mbetet e rëndë.

Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com, edhe shefi i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka.

“Gjendja e tij po vazhdon të jetë e rëndë dhe kritike, pasi që ka pësuar lëndime serioze”, ka thënë Uka.Sipas Ukës, i plagosuri ka pësuar lëndime të rënda në kokë.“Lëndime janë shumë të rënda dhe janë në pjesën e kokës. Edhe më tutje po vazhdon të jetë në gjendjen e njëjtë”, tha Uka.

Motivet e vrasjes nuk dihen ende, as nga organet e rendit, e as nga familjarët e viktimës.

Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për ndriçimin e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Mëngjesin e djeshëm dorasi i dyshuar i këtij rasti është vetëdorëzuar në Polici./kallxo.com