Bergüzar Korel aktorja e njohur turke, më 9 mars është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe aktori i njohur Halit Ergenç për herë të dytë u bënë prindër të një djalit që e pagëzuan me emrin Han.

Aktorja  e cila për publikun shqiptar njihet me rolin e “Sheherzades” duket se e ka marrë me sportivitet shtimin e peshës pas lindjes dhe nuk e po e ka aspak problem.

37-vjeçarja, së fundmi në Instagram publikoi disa fotografi ku shfaqet në bikini, katër muaj pas lindjes së fëmijës së saj të dytë.

Kujtojmë që, Berguzar dhe Haliti janë të martuar prej vitesh, dhe tani janë prindër të dy djemve. /21Media