Aktorja e mirënjohur turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj, gjithashtu aktor, Halit Ergenç janë në pritje të fëmijës së tretë.

Sipas mediave turke, lajmi ka qenë një surprizë e bukur edhe për ata vetë, pasi që po presin një bebe vetëm një vit pasi janë bërë prindër për herë të dytë.

“Kur isha duke u bërë gati për të nisur xhirimet për një serial të ri, zbulova se jam shtatzënë. Ishte një surprizë shumë e bukur për mua dhe familjen. Të qenit shtatzënë, në fakt, nuk më pengonte të vazhdoja me projektin, por u detyruam ta shtyjmë punën, për të cilën kemi punuar me muaj, edhe për shkak të situatës dhe rasteve të shtuara me koronavirus. Mundësitë për të ruajtur distancën, në punën tonë, janë të vështira, kështu që jemi të detyruar t’i shtyjmë xhirimet për një fazë të mëvonshme”, tha aktorja 38-vjeçare.

Berguzar ka shtuar se gjatë këtyre muajve ajo do të shijojë pritjen e ëmbël së bashku me dy djemtë dhe bashkëshortin e saj./21Media