Dy persona sot u lënduan në Prizren, si pasojë e shembjes së një shtëpie.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi.

Ai deklaroi se personat pësuan lëndime të lehta.

Ndërkohë, sipas Gashit, ekipet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes./21Media