Shembje shkëmbinjsh në rrugën e Arbërit
Rruga e Arbërit nga Tirana deri në Klos u hap vetëm dy ditë më parë, segmenti tjetër nga Ura e Vashës deri në Qafën e Buallit po vijon të degradohet.
Një masiv i madh shkëmbor ra në rrugën e fshatit Plan i Bardhë dhe e bllokoi totalisht atë. Banorët e zonës ndjehen të rrezikuar pasi lëvizin aty çdo ditë me bagëti. Ata kërkojnë që të merren masa pasi ju rrezikohet jeta.
Po ashtu, ky aks përdoret edhe nga subjekte që operojnë në zonë si dhe qytetar kureshtar për të vizituar Urën e Vashës.
Nga ana tjetër, firma që po ndërton rrugën e Arbërit nuk e ka marrë përsipër aksin Ura e Vashës – Qafa e Buallit për shkak të problemeve që janë në të./Oranews