Shemi i Ilirëve niset të këndojë në ”Sunny Hill”, e ndalon policia
Këngëtari Shemsi Krasniqi, si Shemi i Ilirëve ka treguar se sot është prangosur nga Policia e Kosovës, pasi ishte nisur për të kënduar në festivalin Sunny Hill.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se polici që e prangosi atë, është i paguar nga Dukagjin Lipa, për ta ndaluar atë të mos këndojë në festival.
Tutje këngëtari tregoi se kanë pasur një debat me Dukagjin Lipën, pasi Shemi ka dashur që ta këndojë këngën e Adem Jasharit në festival, ndërsa thotë se Lipa i është betuar në fëmijët e tij që nuk do ta lejojë atë./21Media