Horoskopi mujor

Horoskopi mujor

Dashi

Ti hyre në muajin tënd të lindjes dhe gjithë planetet e lumtura i ke rreth shenjës tënde; gati për të të mbështetur ty më shumë se gjithë të tjerët. 5 prilli do të shënojë një moment të rëndësishëm për të gjithë njerëzit e shenjës së Dashit dhe dyfish më shumë për ata që festojnë ditëlindjen afër kësaj date.

Përsa i përket punës, departamenti i menaxhimit duket se po përballet me ndryshime dhe po ushtron presion mbi të gjithë, përfshi këtu dhe ju. Kujdes kur përgjigjeni dhe gjeni një mënyrë diplomate për të shprehur opinionin tuaj. Punoni ose jo në media, Jupiteri (planeti i fatit të mirë dhe dhuratave) është duke ju mbrojtur. E pëlqeni apo jo prezencën dhe sjelljen e një apo më shumë VIP-ave, s’keni nevojë të shqetësoheni, jeni tërësisht të mbrojtur.

Nëse jeni single, mund të gjeni dashurinë këtë muaj përmes një shoqërie të përbashkët. I martuar ose jo, momenti më i mirë i gjithë prillit, për të gjetur, shijuar dashurinë, apo për të ngjizur një bebe do të jetë 13-14 prilli, kur Dielli në Dash do të jetë në vijë të drejtë me Jupiterin në Shigjetar. Hëna tranzit do të jetë gjithashtu në favorin tuaj, duke ua bërë fundjavat më argëtuese se kurrë. Në 15 maj, do të dalin shumë mundësi për t’u “arratisur” diku jashtë.

Nuk ndodh shpesh që një Dash të vuajë nga mungesa e vetëbesimit, karizma apo sharmi. Nëse keni kohë që jeni vetëm, kur Venusi të hyjë në shenjën tuaj më 20 prill është momenti ideal për t’u socializuar.

Blini disa rroba të reja këto kohë; do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Përsa i përket pamjes suaj, e dini që pika e fortë janë flokët, kështu që investoni në to. Një prerje ndryshe, një trajtim të mirë ose pse jo; një eksperiment në ngjyrë!

Në punë, ke marrë shumë përgjegjësi së fundmi. Gjatë kohës së Hënës së Plotë, më 19 prill, persona të rëndësishëm do ta njohin punën tuaj dhe do ta vlerësojnë. Nëse ju është dukur sikur s’ju kanë dëgjuar, fajësoni Saturnin dhe Plutonin, por rrini të qetë pasi pozicioni juaj aty është i fortë dhe i sigurtë.

Gjatë kohës kur planetet do të jenë në prapavijë, e mira është të mos filloni asnjë projekt të ri biznesi. Prisni deri në Gusht pasi ky muaj do të jetë fantastik për ju. E nëse menduat se u mbyll me kaq, fundi i dhjetorit rezervon lajme pafund të mira për karrierën tuaj. Tani për tani, vazhdoni të punoni pa u ndjerë.

Demi

Ky muaj do të fillojë i qetë. Duket sikur doni kohë të mendoheni për veprimet e reja që do të bëni. Hëna e re në Dash, në 5 prill do t’ju inkurajojë të kaloni pak kohë cilësore vetëm për të reflektuar se cili është drejtimi tjetër që do të marri jeta jote.

Do të shpenzoni pak më shumë para se zakonisht këtë muaj, sepse keni gjëra për të bërë. Por si Dem që jeni, s’duhet të trembeni pasi e dini që banka juaj nuk është kurrë bosh. Mund të ndjeni disa ndryshime të vockla në stilin tuaj të jetesës tani që shpenzimet do të shtohen, por mos u shqetësoni, në vazhdim ka lajme të mira përsa i përket financave.

Hëna e plotë e 19 prillit do të sjellë një ngjarje të papritur, por të përkohshme. Urani mund t’ua vështirësojë pak punën; një projekt mund të mos shkojë siç duhet dhe ju do të keni nevojë për të manovruar.

Gjatë Hënës së plotë të 19 prillit, Jupiteri do të jetë i orientuar shumë bukur dhe do t’ju ndihmojë në aspektin financiar.

Jeta sociale do të jetë më mirë se kurrë këtë muaj. Mund të udhëtoni diku për të dnjekur një event social, në të cilin do të lini dhe merrni ca kujtime të mira. Dhe mos harroni; që prej 15 majit deri 8 qershorit do të jeni pjesë e festave elitë të qytetit! Kështu që tani për tani, ç’lodhuni.

Binjakët

Prilli ka ardhur bashkë me shumë ftesa nga miqtë tuaj për të qenë pjesë e eventeve sociale. Hena e Re e 5 prillit do të sjellë fytyra të reja në jetën tuaj, por ju po shqetësoheni më shumë se sa do të kushtojë pjesëmarrja juaj nëse pranoni ftesat e tyre.

Saturni dhe Plutoni po qëndrojnë të dy afër kartës tënde të kreditit, për t’ju kujtuar çdo moment detyrimet që keni këtë muaj, para se të prishni para për qejf!

Ndërkohë, në karrierën tënde ti ke Afërditën, Neptunin dhe Mërkurin rreth shenjës së Peshqëve, që do të thotë se këtë muaj arritjet profesionale do të jenë të mëdha. Marrëveshjet financiare do të jenë të favorshme për ju dhe çfarë do t’ju gëzojë më shumë, janë paratë kesh, që do t’ju vijnë në tufa të mëdha.

Më 9 prill mund t’ju kërkojnë të merrni pjesë në një film, video apo set fotografik për një revistë apo faqje interneti. Rezultatet do t’i adhuroni.

Gjithë muajin do të keni një avantazh të mrekullueshëm; Marsi do të zhvendoset drejt Binjakëve duke ju dhënë një pozicion të favorshëm në çdo aspekt. Ky planet do t’ju japë edhe më vetëbesim dhe do tju inkurajojë t’i thoni po ofertave për të qenë lider/e.

Një partner në dashuri apo biznes do të vijë si bekim në jetën tuaj më 14 prill. Kushdo që bashkëpunon me ty do të të duket si gur i çmuar për shkak të këshillave dhe ndihmës së vlefshme që do t’ju japin. Ky njeri do të t’ju japë gjithashtu lajme të gëzueshme aty nga data 14-të, kështu që shënojini këto dhe bëhuni gati për të marrë iniciativa të reja.

Sjellja e keqe e partnerit tuaj, apo një vendim a veprim i fëmijëve (nëse keni), ju ka shqetësuar së fundmi. Gjithashtu, këndi i vështirë në të cilën ndodhen Saturni dhe Plutoni do t’ju bëjnë që të shpenzoni më tepër para nga ç’e kishit imagjinuar; një taksë apo një tjetër detyrim do t’ju bëjë të pësoni një ngërç në të ardhurat tuaja.

Fatmirësisht ju jeni tipa që përshtateni dhe gjeni gjithmonë zgjidhje. Kërkoni këshilla nga partneri juaj, ose dhe ndonjë borxh të vockël- ky person përfaqëson pjesën më të mirë të jetës tuaj, kështu që mbështetjen e plotë të tij e keni.

Nga fundi i muajit, Plutoni dhe Saturni do të jenë në prapavijë. Nëse po mendonit të aplikonit për një bursë universiteti apo një kredi, shtyjeni këtë për fillimin e muajit tjetër.

Gaforrja

Ju e keni vendosur të bëni progres me karrierën tuaj këtë muaj dhe mirë e bëni, sepse universi e ka ndarë gjithashtu mendjen t’ju ndihmojë. Hena e Re e 5 prillit do të shtojë energjitë tuaja dhe kjo energji do t’ju duhet për të përballuar konkurrencën e fortë që vjen nga jashtë, që po përpiqet të vjedhë një pjesë të biznesit tuaj.

Fatmirësisht, do të mund t’i ndiqni strategjitë e konkurrentëve dhe do të jeni vigjilent ndaj taktikave që do të përdorin.

Gjatë gjithë prillit dhe gjysmës së parë të majit, Marsi do t’ju shtyjë drejt kërkimeve dhe strategjive të reja që lidhen me pozicionin aktual të punës. Mos lejoni askënd t’ju shpërqëndrojë nga kjo. Vazhdoni të punoni me po të njëjtin përqëndrim. Dielli, lidhet me të ardhurat tuaja, prandaj nëse duhet të shpenzoni para për të fituar para, bëjeni. Afër 14 prillit do të merrni para me tepricë!

Përsa i përket jetës suaj persoanle, nëse jeni e lidhur mund të shqetësoheni për mirëqenien e partnerit tuaj, pasi kjo mund të jetë periudhë goxha e vështirë për të.

Nga ana tjetër, mund të ndodhë edhe që partneri juaj është gjithë kohës kërkues dhe posesiv, diçka që ju besdis gjithmonë e më tepër. E mira është t’i jepni njëri tjetrit pak hapësirë, ju duhet. Afërdita, Mërkuri dhe Neptuni janë duke punuar për ta bërë marrëdhënien tuaj më të fortë. Ndoshta kjo është thjesht një fazë e vështirë, konsiderojeni si sfidë.

Gjatë Hënës së Plotë, në 19 prill, vëmendja juaj do të përqendrohet e gjitha tek familja. Do t’ju duhet t’i përgjigjeni nevojave që një pjesëtar i familjes mund të ketë. Gjithsesi mos u shqetësoni. Do ta shihni që paratë ashtu siç i shpenzoni, do t’i merrni sërish.

Nëse jeni vetëm dhe po kërkoni ditë, konsiderojeni veten me fat. 9 prilli do të jetë ditë fantastike për dashuri! (Bie e martë, por planet mund t’i bëni pas pune.) Ndihmojini gjërat të bëhen duke qenë pak spontanë!

Luani
Me fillimin e prillit, do të keni dëshirën për të bërë një udhëtim të gjatë, me shumë gjasë për të pushuar dhe për të marrë energji. Hëna e Re e 5 prillit do të ndikojë që t’ju shtohet dëshira për t’u larguar, por Saturni dhe Plutoni në sektorin e punës mund të ndikojnë që të ndiheni pak të shqetësuar në lidhje me detyrimet.

Ngarkesa do të jetë e rëndë dhe duket se nuk ka mjaftueshëm njerëz për të mbaruar gjithë punët. Do të ndjeni që do t’ju vihet më shumë përgjegjësi mbi shpatulla. Ekipi do të frikësohet nëse i thoni që do të largoheni për një pushim, ndaj sigurohuni që të keni vendosur gjithçka në vijë para se të “zhdukeni”.

Hënat e Reja krijuan një rrjedhë të fuqishme energjie prej dy javësh, kështu që mund të punoni fort mbi një projekt deri të premten mbrëma. Rreth datës 13-14 mund të planifikoni arratisjen. Dielli, sundimtari yt, do të lidhet me Jupiterin, planetin e fatit të mirë.

Gjatë udhëtimit, mund të takoni dikë të veçantë. Nëse nuk jeni në një lidhje, Marsi në Binjak do të ndihmojë që romanca të shkëlqejë. Datat 13 dhe 14 prill do t’i keni të preferuara.

Marsi do të ndriçojë shtëpinë e njëmbëdhjetë të shpresave, dëshirave dhe miqësisë. Kështu që si një zgjidhje alternative mund të udhëtoni me një mikun tuaj. Nëse jeni të martuar, do të jetë një aventurë shumë romantike me partnerin/en.

Pasi të ktheheni në shtëpi, mos e boshatisni valixhen. Hëna e Plotë e 19 prillit do t’ju kërkojë të largoheni nga qyteti, këtë herë në një distancë të shkurtër. Udhëtimi ka të ngjarë të jetë për punë.

Do të keni ndjesinë se nuk është koha e duhur për të udhëtuar për punë, megjithëse Marsi do të ndikojë që njohjet dhe kontaktet tuaja të biznesit t’ju lehtësojnë situatën.

Nëse ju kërkohet të nënshkruani një kontratë pranë datës 19 prill, bëni mirë ta shtyni. Tregojani kontratën një avokati dhe mos merrni vendime të nxituara.

Afërdita do t’ju bëjë më joshës, më të guximshëm dhe me një qasje ndaj modës. Si një Luan që je, ti vdes për cilësinë dhe dizenjot. Trajtoje veten me diçka të re, sigurisht pa dalë nga vetja.

Virgjëresha

Çështjet e parave do të fitojnë vëmendjen tuaj gjatë muajit prill për arsye të ndryshme: taksa, aplikime për bursa, ndonjë çështje trashëgimie, punë etj. Hëna e Re e 5 prillit do të ndikojë që të ndërmerrni masa për të përmirësuar gjendjen financiare.

Plutoni dhe Saturni do t’ju nxisin të kurseni në lidhje me gjërat jo-thelbësore. Është e vërtetë që taksa dhe shpenzime të tjera mund t’ju fusin në një gjendje pak stresuese, por mos u shqetësoni; familja mund t’ju vijë në ndihmë.

Financat do të jenë sërish në mendjen tuaj me Hënën e Plotë më 19 prill. Urani, planeti që sjell surpriza, do të lidhet me Diellin dhe do të kundërshtojë Hënën duke sjellë një lloj “tronditje” te paratë.

Shtëpia është sigurisht një vend me fat për ju. Nëse filloni ta ndryshoni, mund t’i rrisni ndjeshëm vlerën. Blerja apo shitja e pronave mund të rezultojë me fat.

Merni vendime për çështjet e shtëpisë ose familjes gjatë fundjavës së 13-14 prillit pasi rezultatet do të jenë të mira, pikërisht kur Jupiteri të afrohet me Diellin. Për fat të mirë, në këtë periudhë Dielli do të shumëfishojë mirësinë dhe bujarinë e Jupiterit tek ju.

Kur vjen puna tek dashuria, Afërdita do të kalojë te Peshqit, ku do të shprehë gjithë fuqinë e saj të dashurisë. Tre planete në shtëpinë tuaj të martesës – sundimtari Mërkuri (lajm), Neptuni (dashuria e pakushtëzuar) dhe Afërdita (lumturia), do të formojnë një lidhje të këndshme me Saturnin (qëndrueshmërinë) dhe Plutonin (transformimi) në sektorin e dashurisë.

Nëse jeni në një lidhje serioze, të dy mund të jeni të gatshëm për t’u martuar, ose së paku për të bashkëjetuar. Nëse jeni të martuar, prilli do të jetë një muaj i fuqishëm, kështu që flirtoni me partnerin a thua se jeni në takimin e parë.

Peshorja

Keni patur shumë në pjatën tuaj këtë muaj dhe ju është dashur pak ndihmë. Nëse e përballoni, mund të merrni dikë që t’ju ndihmojë me fëmijët ose në ditët tuaja më të ngarkuara, telefononi njerëzit e afërm. Karriera, lidhja juaj ose gjithçka brenda shtëpisë ka nevojë për vëmendjen tuaj.

Një lidhje do të hyjë në një fazë të re pas Hënës së Plotë në 5 prill. Ndoshta shkëmbeni unazat, ose organizoni shpejt planet për dasmë. Nëse nuk është kjo, Hëna e Re lidhet me një bashkëpunim biznesi, për të cilin ju po përpiqeni shumë derisa ta bëni zyrtar.

Një situatë në shtëpi, që lidhet me një nga pjesëtarët e familjes (një prej prindërve), kërkon vëmendjen tuaj. Ndoshta ata nuk janë të lumtur me zgjedhjen tënde përsa i përket partnerit.

Gjithsesi, ju do t’i gjeni fjalët e duhura kur t’ju duhen më shumë, kështu që mos u shqetësoni për pengesat që shfaqen para jush. Me ndihmën e Jupiterit, që ndodhet tek një shenjë inteligjente, përdorni gjithë zgjuarësinë që keni për ta patur situatën në dorën tuaj.

19 prilli mund të sjellë disa momente tensionuese. Urani, planeti i lajmeve të papritura do t’ju sjellë disa surpriza hera herës edhe të pakëndshme. Përpiquni të mos harroni se çdo lajm që dëgjoni është i rëndësishëm për ju.

Nëse nuk keni një partner në jetë apo biznes, atëherë një shoku juaj është duke kaluar një periudhë të vështirë dhe ka nevojë për ndihmë. Këtë muaj do të ndiheni të shtyrë dhe të tërhequr, por në 19 prill, Jupiteri është aty për t’ju ndihmuar. Instiktivisht, ju do të dini si të silleni dhe ky planet do ndihmojë interesat tuaja në çdo formë. Pasi të keni vendosur që doni të bëni ndryshime, do të shihni sa mirë bëhen gjërat për ty!

Akrepi

Do të punoni fort për një projekt të ri, prej të cilit do të mësoni shumë. Elementët krijues do t’ju sjellin shumë emocion sepse do të keni mundësi të shpalosni individualitetin tuaj. Megjithatë gjatë kësaj kohe mund të bëhet ndonjë gabim i vogël dhe nëse ju duhet se s’bën të nënshkruani letra, arritja e marrëveshjes mund të jetë më e vështirë se sa mendonit të ishte.

Gjithsesi, do t’i arrini qëllimet tuaja. Idetë i keni të reja, origjinale dhe të guximshme. Kjo është arsye e mjaftueshme që klienti të dojë të vazhdojë bashkëpunimin me ju. Sot (1 prill) mos firmosni asgjë dhe prisni datën 6 ose 12-13 prillin si ditët më të mira të muajit për marrëveshje.

Projekti me të cilin po merreni është goxha i madh dhe do kohë të përfundojë, por vazhdoni punën pasi rezultatet do t’ju gëzojnë pa masë.

Aktualisht shpenzimet tuaja janë të larta, por mos përhapni panik. Sigurohuni të gëzoni shëndet të plotë dhe kështu mund të punoni fort. Në 19 prill do t’ju duket sikur po ju lënë bateritë , prandaj merrni pak pushim.

Romanca do të shkëlqejë, pasi Afërdita do të jetë Peshqit, në sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë dhe do të qëndrojë aty nga 1 deri në 20 prill. Keni pritur 1 vit që planeti i dashurisë, së bukurës dhe luksit të jetë në favorin tuaj.

Nëse jeni vetëm, do të takoni dikë që do të qëndrojë gjatë në jetën tuaj. Mund të martoheni me të ose ta shijoni shoqërinë e tij/saj në një formë tjetër. 9 prilli është dita më e bukur për dashuri. S’do t’ju rezistojë askush!

Shigjetari

Një lidhje dashurie apo biznesi do të shkojë në një tjetër nivel. Prilli ose fillimi i majit do t’ju gjejë të fejuar ose martuar. Nëse jeni aktualisht të martuar, do të doni që të jetë partneri juaj ai/ajo që drejton marrëdhënien. Kjo do të shërbejë si kohë e mirë për ju, që t’i përkushtoheni biznesit.

Nëse për momentin nuk keni askënd të veçantë në jetën tuaj, prisni 5 prillin. Saturni do jetë në kënd të vëshirë dhe kjo do të ndikojë në financat tuaja. Mendoni me zgjuarsi para se të bëni shpenzime.

Një bebe suprizë mund të vijë nëse jeni prej kohësh në një marrëdhënie. Ja ku dalim sërish tek paratë, por mos u shqetësoni. Nëse ju dëshironi një fëmijë, bëjeni pasi familja do t’ju ndihmojë shumë.

Vitin tjetër do të merrni të ardhurat e kësaj pune që po bëni tani, kështu që nisni të bëni ca plane në mendjen tuaj. Nëse po mendoni të zhvendoseni do të gjeni një ambient shumë të bukur për ju dhe familjen tuaj. Kur vjen puna tek dashuria dhe fëmijët, çdo gjë është e mundur nëse e doni atë.

Hëna e Plotë e 19 prillit do të sjellë tensione tek çdo shenjë, përfshi dhe ju. Një mikesha juaj mund të bëjë diçka që ju s’prisnit kurrsesi ta bënte dhe kjo, s’do t’ju gëzojë.

Zgjedhja është e juaja, mund ta falni ose mund t’i jepni fund shoqërisë me të.

Nga ana tjetër, dikush i afërt me ju mund të jetë duke kaluar ditë të vështira dhe do të ketë nevojë për mbështetjen tuaj. Afërdita në Dash nga 20 prilli deri në 15 maj do të bëjë që jeta juaj sociale të shkëlqejë më shumë se kurrë. Do të rrëmbeni komplimente pafund, kështu që shijojini këto ditë.

Bricjapi

Disiplina dhe energjia juaj do të jenë dyfish më të forta në muajtë në vazhdim. Saturni do t’ju ndihmojë të krijoni një strukturë më të qartë për jetën tuaj, duke ju mësuar si të merrni më shumë përgjegjësi dhe t’i dedikoheni punës pa u shpërqëndruar.

Ti je shumë i kujdesshëm në lidhje me reputacionin tënd apo progresin profesional, por tani Saturni dhe Plutoni do të punojnë pak për tu. Do të shkëlqeni në karrierë pa u munduar shumë!

Këto planete do t’ju “detyrojnë” gjithashtu të sakrifikoni pak për të arritur objektiva që marrin shumë kohë; si përshembull një shtëpi e re, një bebush apo një diplomë që s’është mbyllur akoma.

Hëna e Re e 5 prillit në Dash nuk do të jetë shumë miqësore me ju, që do të thotë mund të keni ndonjë konflikt brenda shtëpisë. Këtë muaj do të mendoni për ndryshime në lidhje me vendin ku jetoni. Do të doni të rimodeloni shtëpinë, ta lyeni apo të blini një dhomë të re.

Ka gjasa që t’i shtyni planet tuaja paksa, sepse projekte të reja ju presin. Do të ndiheni të presionuar dhe të stresuar, por bëni kujdes me tonin që përdorni. Duhet të jeni të matur.

Do të ndiheni i tërhequr në dy drejtime kryesore- karrierë dhe në shtëpi- pa e ditur se mundësi të reja dhe shumë optimiste po presin që ju t’i shfrytëzoni. Kini besim tek vetja dhe tek zgjidhjet që i jepni problemeve.

Kur vjen puna tek romanca, datat që shkëlqejnë për ju janë 1-19 prilli. Do të bëni ca udhëtime të shkurtra ku do të shijoni diellin dhe ajrin e pastër. Duke u shkëputur për pak nga realiteti, do të sqaroni dilemat në mendjen tuaj dhe do ta dini më mirë hapin e radhës.

9 prilli është gjithashtu një ditë e mirë për të udhëtuar. Nëse jeni i lidhur, merreni me vete partneren tuaj.

Me pak fjalë, është një muaj që ju kërkon të rrini zgjuar. Nuk do të mërziteni për asnjë çast dhe aventurat që ju presin do t’ju dhurojnë momente të mrekullueshme. Duket si një film, ku ylli jeni ju!

Ujori

Karakterizoheni nga një shpirt miqësor dhe tepër i përzemërt, por shpesh këtë muaj do preferoni të qëndroni vetëm. Në datën 5 pritet të organizoni një udhëtim të shkurtër, jo shumë larg shtëpisë. Shkoni me një mik të mirë ose partnerin/en tuaj për t’i patur si mbështetje teksa planifikoni hapat tuaj të ardhshëm në jetë. Nëse jeni tipa krijues ose më saktë bëni një punë të tillë, do t’ju lindë dëshira të largoheni nga zhurma e përditshme dhe njerëzit e shumtë që hyjnë e dalin në zyrën tuaj. Një shtëpizë druri në pyll do ishte idealja për ju!

Kjo është një periudhë e favorshme për të nënshkruar një kontratë, ekzaktësisht data 14 prill. Sugjerohet të shmangni datën 1 , pasi Mërkuri dhe Neptuni do krijojnë konfuzion dhe përplasje. Hëna e re e 5 prillit do t’ju gjejë duke punuar për një projekt që kërkon përqëndrim të lartë.

Udhëtimi do jetë sërish në mendjen tuaj përgjatë datës 19, shoqëruar kësaj here me udhëtime të gjata dhe kultura e njerëz të huaj. Nëse jeni duke kërkuar për punë bëni mirë t’u hidhni një sy referencave. Sigurohuni që personi i cili po lëshon një të tillë për ju, ta realizojë sa më mirë të jetë e mundur. Nëse puna juaj lidhet me artet mund të siguroni një detyrë fitimprurëse nga një klient që e admiron punën tuaj.

Shumë prej jush kanë qenë tepër të acaruar me punët që kanë gjetur, por sidoqoftë ju këshillohet të vazhdoni të kërkoni pasi hëna e plotë e muajit të ardhshëm do tregohet shumë e mirë me ju. Mos u habisni nëse në 18 maj do të fitoni punën për të cilën kaq shumë po luteshit.

Përsa i përket dashurisë, kjo është koha perfekte për të gjetur një dashuri të re apo për të shijuar e festuar romancën që tashmë keni me partnerin tuaj. Duhet të dini diçka: kjo është periudha më e mirë e vitit përsa i përket DASHURISË!

Peshqit

Këtë muaj do jeni të fokusuar gjatë gjithë kohës te paratë, për shkak të hënës së re të 5 prillit. Do t’ju lindë dëshira për t’u kënaqur me paratë e ftiuara, por Saturni do jetë aty për t’ju kujtuar se keni shumë detyrime të tjera për të shlyer, përpara se të shpenzoni për rroba apo argëtime të ndryshme. Në datën 19 mund të pësoni një tronditje pasi të zbuloni se keni një taksë të majme për të paguar, gjë për të cilën nuk kishit as dijeninë më të vogël. Ndonëse do keni shpenzime të shumta do vini re se nuk do shqetësoheni më si dikur. Për vite me radhë keni patur probleme me paratë, por duket se e ardhmja juaj, tani e tutje do jetë shumë, por shumë e ndritshme ama!

Mund të ndodhë që një shumë parash të cilën po e prisnit prej kohësh të mos vijë, ndaj përgatituni për çfarëdolloj situate, jo aq në favorin tuaj. Pavarësisht 19 prillit problematik, mos u shqetësoni pasi këtë muaj do mund të përgëzoheni për punën tuaj spektakolare, shoqëruar me brohoritje dhe duartrokitje të shumta. Statusi juaj do vijë përherë e më shumë në rritje, të paktën deri në nëntorin e këtij viti. Ndaj pavarësisht vështirësive, mundësitë do jenë të shumta.

Nuk keni patur kohë të mendoni rreth shtëpisë, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Deri më 15 maj do keni kohë të bëni riparime, të gjeni një apartament të ri ose një shok dhome. Një anëtar i familjes pritet të sjellë në jetë një fëmijë, i cili do ngjallë gëzim në shtëpi dhe do t’ju bëjë bashkë.

Përsa i përket dashurisë jeni një nga shenjat më të favorizuara të këtij muaji. Nëse jeni beqarë/e jepini vetes mundësi për të bërë njohje të reja, ndërkohë që të dashuruarit mos ngurojnë të argëtohen së bashku. Për një arratisje ideale sugjerohen datat 6-7 ose 13-14 prill. Nata më magjike, për ata që janë në një marrëdhënie ose jo është data 9 prill. Shijojeni!