Një 34 vjeçar nga Ferizaj është gjetur i mbytur në bregdetin e Lezhës pasditen e sotme (10 korrik).

Trupi i pajetë i pushuesit u gjet rreth orës 17:00 dhe është pikasur nga disa persona të tjerë.

Mësohet se ai po notonte tek Rana e Hedhun ndërkohë që një gropë në det ka qenë ajo që i ka marrë jetën.

Bashkë me të ka qenë dhe një shok i tij i cili është munduar ta shpëtojë.

I riu u transportua në spitalin rajonal të Lezhës pa shenja jete./oranews