Botuesi nga Hjustoni, "Jalifat Publishing" bëri të ditur se ky projekt botohet gjatë shtatorit 2020

Botuesi nga Hjustoni, “Jalifat Publishing” bëri të ditur se ky projekt botohet gjatë shtatorit 2020

Pas suksesit në frengjisht ( botuar nga L’Harmattan i Parisit) si dhe përkthimit në serbisht dhe sllovenisht, romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” së shpejti botohet edhe në anglisht dhe italisht. Botuesi amerikan “Jalifat Publishing” nga Houstoni bën të ditur se ka filluar përkthimin e librit në anglish dhe pritet të dalë nga shtypi në fillim të shtatorit. Në të njëjtën kohë, romani do të plasohet edhe si libër elektronik në rjetin botëror Amazon si dhe do t’u shpërndahet bibliotekave dhe akademive të qendrave kryesore botërore në mënyrë që të njihet sa më mirë.
Këto ditë ka filluar edhe përkthimi i këtij romani edhe në italisht, që pritet, po ashtu të dalë nga shtypi në shtator. Botuesi amerikan “Jalifat Publishing” ka marrë përsipër menagjimin e përkthimit të romanit edhe në disa gjuhë të tjera (gjermanisht, spanisht, polonisht, rumanisht e të tjera), ku tashmë ekziston intertesim i dukshëm për këtë libër./21Media