Nga të 12 shenjat e horoskopit, ka disa në veçanti të cilat quhen më të pavarura. Ato dinë të përbalin vetminë më mirë se kushdo, falë karakterit të tyre shumë të fortë. Shenjat më të pavarura janë 4 dhe ato janë:

Ujori

Njerëzit e shenjës së Ujorit pëlqejnë të jenë vetëm. Janë tipi i personave që shmangin shëtitjen në park, ose të shkojnë në plazh ose në kinema, sepse ata nuk kanë një shoqëri. Është e kundërta me ta: ata madje preferojnë t’i bëjnë këto aktivitete vetë, në këtë mënyrë pushojnë dhe kanë kohë të jenë me veten e tyre.

Virgjëresha

Atyre që lindin nën shenjën e Virgjëreshës u pëlqen të shprehin mendimin e tyre dhe të marrin vendimet e tyre. Shpesh ata kalojnë shumë kohë duke u përqëndruar në veten e tyre, veçanërisht kur kanë një problem për të zgjidhur. Kjo karakteristikë bën që njerëzit e qeverisur nga kjo shenjë të kenë një personalitet shumë të fortë dhe vetëvlerësim shumë të lartë.

Shigjetari

Shigjetarët, sipas Living, janë miq të shkëlqyer dhe e duan familjen e tyre, por ata preferojnë të kenë përvojat e tyre, për shembull një udhëtim. Ata duan vetëm të ndjekin rregullat e tyre dhe të ndjehen më të frymëzuar për të shijuar jetën kur asgjë dhe askush nuk i tërheq vëmendjen.

Demi

Demit i pëlqen të jetë vetëm për të dëgjuar ndjenjat e veta dhe të mësojë më shumë për veten e vet. Këta njerëz janë shumë në kontakt me emocionet e tyre dhe gjithmonë janë të përkushtuar që të përmirësohen për t’u ndier mirë për veten e tyre. Kjo i lejon të shohin vetminë si një mënyrë për të kuptuar më shumë rreth vetes dhe të kujdesen për anën e tyre më emocionale.