Edhe pse përpiqeni të ushqeheni shëndetshëm, të bëni aktivitet fizik apo të shmangni ekspozimin në zona të ndotura, është e pamundur të mos rrezikoheni nga toksinat, të cilat ndryshe nga ç’mund të mendoni rriten dhe shumohen brenda organizmit të gjithësecilit prej jush.  Me kalimin e kohës, toksinat që gjenden në trup shumohen dhe fillojnë ta sulmojnë atë, ky është momenti që duhet t’i kushtoni rëndësi 5 simptomave të mëposhme.

1. Erë e keqe nga goja: Presupozohet se era e keqe e gojës, njohur ndryshe me emrin halitoza, lidhet me konsumin e ushqimeve të caktuara si psh hudhra, apo mungesën e higjienës orale. Por sipas mjekëve, ajo shfaqet shpeshherë si rezultat i problemeve të aparatit gastro-intestinal dhe akumulimit të toksinave të ndryshme në gjak. Si rrjedhojë, jo vetëm që keni erë të keqe, por mund të vini re edhe praninë e një shtrese në trajtë mukoze në gjuhë dhe mëlçi. Kujdes, mos e injoroni këtë shenjë.

2. Fryrje barku: Abuzimi me alkoolin, ëmbëlsirat dhe brumërat, mungesa e aktivitetit fizik, si dhe të fjeturit menjëherë pas vaktit janë disa prej shkaqeve kryesore që ndikojnë në fryrjen e barkut. Por, krahas tyre nuk mund të lëmë pa përmendur edhe problemet e sistemit tretës. Një trup i mbushur me toksina nuk arrin të prodhojë në sasinë e duhur enzimat tretëse dhe si rrjedhojë shfaq çrregullime të florës bakteriale.

3. Probleme me lëkurën si njolla, shenja dhe puçrra: Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, njëherazi edhe organi që reflekton më së miri kur trupi është i helmuar ose jo. Aknet, reaksionet alergjike dhe të kruarat tregojnë që organizmi i njeriut nuk po arrin të eleminojë ashtu si duhet toksinat.

4. Probleme me kapsllëkun: Kapsllëku është një ndër problemet më të zakonshme gastrointestinal, si pasojë e regjimit të varfër ushqimor, por edhe mbingarkesës së trupit me helme dhe toksina.

5. Mbipesha: Mbipesha është një ndër sfidat më të mëdha të shoqërisë moderne që ndikon në shëndetin kardiovaskular, sistemin nervor, problematikat e lidhura me sistemin e eshtrave, tretjen etj. Nëse keni kohë që provoni të humbisni peshë, por rezultatet në peshore nuk tregojnë asnjë ndryshim duhet të çhelmoni fillimisht organizmin dhe më pas të procedoni me dietën ose stërvitjen. Toksinat që ‘’ngecin’’ gjatë fluksit të gjakut pengojnë përthithjen e duhur të vlerave ushqyese dhe ulin funskionet metabolike, si rrjedhojë shtoni sa më shumë peshë./Living