Shënjestrohen dy raste të reja, të përfshirë 47 persona, sekuestrohen prona e para

Prokuroria Speciale e Kosovës ka shënjestruar dy raste të reja ku janë përfshirë 47 persona.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale në rastin e parë janë përfshirë 23 persona për veprat penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhoz”, “fajde”, “detyrim” dhe “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”.

Me këtë rast janë sekuestruar asete dhe mjete monetare, ndërsa janë ngrirë për periudhë afatgjate prona e xhirollogari bankare.

Siç raportohet nga Prokuroria në rastin e parë janë sekuestruar 7 banesa dhe 10.591 metra katror toka bujqësore/parcela.

Janë ngrirë xhirollogari bankare me vlerë 186.861 euro.

Ndërsa janë sekuestruar katër vetura.

Janë sekuestruar edhe para kesh e pasuri të luajtshme.

Ndërsa në rastin e dytë, siç ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës, janë përfshirë 24 persona në vepra penale të ndryshme si “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përvetësimi në detyrë”, “Falsifikim të dokumentit zyrtar”, “Shmangie nga tatimi” si dhe “Mashtrim në prokurim publik”.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy (2) raste të reja me dyzeteshtatë (47) persona të përfshirë”, thuhet nga Prokuroria Speciale.

Back to top button