Kurba e të infektuarve prej disa ditësh vijon të jetë e sheshtë, duke numëruar mbi 20 raste.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri raportohen pozitive 23 raste të reja. Nga këta 19 prej tyre janë kontakte të rasteve të mëparshme ndërsa për 4 raste vijon hetimi epidemiologjik.

Vihet re dhe shtim i pacientëve në spitalin infektiv, ndryshe nga mesi i majit kur dhe pati një rënie të numrit të pacientëve të shtruar në spital.

“Sot në spitalin infektiv po trajtohen 26 pacientë. 4 janë në terapi intensive dhe një pacient i intubuar”

 Deri tani numërohen 1 mijë e 122 raste./oranews