Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të ”dhunës në familje”, ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24 orësh.

Një rast ka ndodhur në Prishtinë, ku si rezultat i një mosmarrëveshje verbale dhe përleshjes fizike, një mashkull dhe një femër i janë nënshtruar tretmanit mjekësor.

Në Gjilan një burrë nuk e ka përfillur urdhrin e mbrojtës të Gjykatës dhe ka përsëritur dhunën në familje ndaj viktimës femër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Ndërkaq rasti i tretë ka ndodhur në Kaçanik gjatë mbrëmjes, ku mashkulli kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllaut të tij, si rezultat i mosmarrëveshjeve që kanë pasur.

Në lidhje me këto raste, dy prej të dyshuarve me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa në lidhje me rastin e parë dy të dyshuarit e tjerë janë liruar dhe lënda e tyre ka kaluar në procedurë të rregullt./21Media