Ndër ngjarjet më të rëndësishme për popullin shqiptar

Ndër ngjarjet më të rëndësishme për popullin shqiptar

Në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe.

Më 7 mars 1887 në Korçë ishte hapur mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj kishte qenë Pandeli Sotiri.

Kjo ngjarje kishte qenë një fitore për popullin shqiptar, pasi deri në atë kohë mësimet ishin mbajtur shtëpi private dhe në mënyrë të fshehtë. Kjo shkollë kishte qëndruar e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj kishin qenë figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë.

Objekti i shkollës në Korçë është një nga pikat më të vizituara në Shqipëri.

Për nder të kësaj ditë, në Kosovë sot do të ketë aktivitete të ndryshme në çdo shkollë.