4 tetori është data kur në të gjithë botën shënohet Dita Botërore e Ecjes. Një aktivitet i tillë do të shënohet edhe në Prishtinë nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me komunat e Kosovës.

Ky aktivitet do të fillojë në ora 11:00, njoftoi KOK-u.

Dita Botërore e Ecjes shënohet në tërë botën, ndërsa mbahet në bashkëpunim me organizatën TAFISA.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që sa më shumë pjesëmarrës ta shënojnë këtë ditë duke ecur.

Aktiviteti kryesor do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku KOK në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do ta bëjnë hapjen e këtij aktiviteti