Dita e mjedisit do të shënohet sot në Kosovë me një aktivitet në Prevallë, që fillon nga ora 10:00 me pastrimin e zonës turistike në Prevallë.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës sivjet këtë ngjarje do ta shënojë me temën “Koha për natyrën”.

“Aktiviteti do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në zonën turistike të Prevallës, në rrugën Prevallë-Brezovicë, ku do të ketë pastrim të mbeturinave përgjatë rrugës dhe rrjedhës së lumit si dhe ecje në natyrë deri tek lokacioni Burimi i Madh apo i njohur ndryshe si Shtëpia e Vëzhguesve.”, bëri të ditur AMMK përmes komunikatës.

Me këtë rast, do të shpërndahen edhe materiale promovuese dhe vetëdijësuese për pjesëmarrësit e aktivitetit.

Ky aktivitet do të organizohet nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në bashkëpunim me organizatën WWF, zyra në Prishtinë.