Aktualisht është duke u zhvilluar takimi mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Anglisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Anglia ka arritur të kalojë në epërsi me golin e kapitenit Harry Kane në minutën e 38-të për rezultatin 0:1.

Kane shënoi me kokë pas një harkimi të bukur nga mbrojtësi i majtë anglez Luke Shaw.