Shënohet Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit

Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, po mbahet Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit.  Me këtë rast Presidentja, Vjosa Osmani deklaroi se sundimi i ligjit është prioritet i saj si presidente, dhe se obligimi i shtetit në raport me të drejtat e njeriut nuk vetëm obligime negative, por edhe pozitive, që ta mbrojnë tjetrin.

Ajo përmendi se gjatë shtatorit janë raportuar mbi 1500 raste të dhunës.“Kjo javë është treguese për rritjen e vetëdijes, duhet të rritet sundimi i ligjit. Gjatë muajve të fundit 9 gra janë vra nga burrat, në shtator janë vrarë përsëri 3 gra e në Polici janë raportuar mbi 1500 raste të dhunës. Këto statistika janë trishtuese, shkaktarët e krimit duhet të ndëshkohen dhe viktimat duhet të mbrohen”, deklaroi Osmani.Osmani theksoi se kur flitet për integritetin, heshtja e saj nuk do të jetë asnjëherë alternativ karshi viktimave të krimit./21Media
Back to top button