Regjistrohet viktima e 46 nga Covid 19 në Shqipëri. Pasditen e sotme ka ndërruar jetë një pacient 65-vjeçar me koronavirus, i cili kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

“Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid-19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia” njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 52 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 2,047 nurmin total të të infektuarve. Në spitalin infektiv aktualisht janë të shtruar 81 pacientë./oranews