Shkon në 56 numri i viktima nga Covid-19 në Shqipëri.

Ditën e sotme (28 qershor) ka humbur jetën një person në spitalin infektiv, si pasojë e COVID-19.

“Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, me gjithë asistencën e madhe mjekësore. 70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, për të kufizuar përhapjen e COVID19./oranews