Viktima kishte edhe probleme kardiake

Viktima kishte edhe probleme kardiake

Edhe një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar Qendra Klinike Universitare e Kosovës përmes një shkrimi në Facebook, teksa ka bërë të ditur se viktima ishte pranuar me 10.04.2020, në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake.

“Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte pranuar me 10.04.2020, në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake.”, thuhet në njoftimin e QKUK-së./21Media