Bëhet e ditur se pacientja ka pasur edhe sëmundje të tjera

Bëhet e ditur se pacientja ka pasur edhe sëmundje të tjera

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në Klinikën Infektive të QKUK-së, ka vekur një paciente që ishte e infektuar me COVID 19.

Nga kjo ministri njoftojnë se viktima ishte nga Istogu, e cila ishte transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020.

“Sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë  Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19″thuhet në njoftimin e MSH-së

Gjithashtu njftohet se viktima ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Sipas medaive lokale, 38-vjeçarja ka qenë nënë e dy fëmijëve.

Për portalin RTV21, infektologu, Valbon Krasniqi ka thënë se në mesin e katër pacientëve në gjenjde kritike nga mëngjesi ka qenë viktimanga Istogu.

Në Kosovë kjo është  viktima e tetë  e shënuar nga koronavirusi. /21Media