Është një grua nga Malisheva

Është një grua nga Malisheva

Një grua ka vdekur sot nga koronavirusi në Kosovë, duke e cuar në 6 numrin e të vdekurve nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se e ndjera ishte nga Malisheva dhe kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacentja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.”, thuhet në njoftim.

Deri më tani në Kosovë janë infetkuar 184 persona, 6 kanë vdekur dhe 30 janë shëruar./21Media