Futbollistët e Torinos mposhtën Parmën sonte me rezultat 1:0, në ndeshjen e fundit të raundit 34 të Series A.

Parma kështu ra zyrtarisht në Serie B, pasi ka 12 pikë më pak se Cagliari, i cili është i pari mbi vijë dhe ka një rezultat reciprok më të keq.

Torino shënoi pikë të rëndësishme dhe ka tre pikë më shumë se Benevento, i cili është i pari nën vijë.

Golin e fitores për Torino e shënoi futbollisti i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda në minutën e 63-të, pas asistimit të Christian Ansaldi.